Vatikani: Me konfliktin në Siri rrezikohet Lufta e Tretë Botërore

120016698-ded2a504-2eca-46fd-a2d1-5c74f42f36be“Udha e zgjidhjes së problemeve në Siri nuk mund jetë ajo e një ndërhyrjeje ushtarake. Konflikti përmban të gjithë përbërësit për të shpërthyer në një luftë me dimensione botërore dhe në çdo rast, askush nuk do të dalë nga konflikti dhe nga një eksperiencë dhune i paprekur”, këto janë fjalët e Monsinjor Mario Toso, sekretar i Këshillit Papal “drejtësi dhe Paqe” në një intervistë për radio Vatikanin.
“Përdorimi i dhunës nuk sjell asnjëherë paqe. Lufta thërret luftë”, thotë ai duke sjellë edhe një herë në vëmendje fjalët e Papa Françeskut gjatë meshës së djeshme.
Sipas klerikut rrezikojmë që situata e dhunshme në Siri të përhapet edhe në vende të tjera. Ndërhyrja ushtarake nuk do të zbuste situatën. Sipas tij alternativa e vetme është arsyetimi dhe iniciativa të bazuara në dialog dhe negociata.
Të dielën Papa Françesku vendosi datën 7 shtator një ditë argjërimi dhe lutjeje për paqen në Siri, në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën.

Post

My Blogger TricksAll Blogger TricksAll Blogging Tips

?

Loading...

Subscribe

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

TheFaceBloog. Powered by Blogger.

Popular Posts

Find us on Facebook

Search This Blog

Translate

Write For Us

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS